# Ylli Përmeti Abstract-This article shows the real causes of the crisis of the Turkish economy. It argues that it is not the devaluation of the Turkish lira the cause of it or the concentration of power at the hands of Erdogan as mainstream analysts argue: but it is a systemic crisis in the sense that the Turkish economy has been integrated too much in the international market economy and as a result it lost its high degree of independence that it created during the social-democratic consensus and grew its dependence by the market forces of neoliberal globalization. In this sense, the devaluation of the Turkish lira and the concentration of power at the hands of Erdogan, is simply the result of the geopolitical confrontation between America and Turkey. As a result, it shows the vulnerability of the Turkish economy by market forces. So, the real (and ultimate) cause of the crisis is geopolitical. America, in order to realize its ends in the region, it has started to use sanctions at a higher level: it wants, not simply the release of the American pastor and other imprisoned Americans, but to achieve its geopolitical goals in the region: to keep them integrated (for all those countries that have been partially integrated like Turkey and others to start the process of integration) into new world order of neoliberal globalization. The geopolitical character of the crisis in Turkey has brought into the global stage a new characteristic of the financial crisis of all big emerging markets -a double crisis: both at government, corporate and banking level. It shows, furthermore, the ignorance of the intellectual community in Turkey about the effects of such integration into the international market economy and finance, in which, microeconomics has overlapped macro-economics. As a result, Turkey is at the crossroads and its future will be ominous. # I. Nga Social-Demokracia Në Globalizmin Neoliberal as shqyrtimit të ndryshimeve kryesore strukturore shekullin e kaluar mirë do të ishte të shqyrtonim në vijim gjendjen ekonomike të Turqisë dhe efektet e politikave neoliberale: sepse baza ekonomike përbën premisën kryesore përmes së cilës mund të parashikojmë të ardhmen e saj. Turqia nga viti 1923 deri në vitin 1983 ruajti një ekonomi me karakteristika statiste, si gjithë vendet e kohës-domethënë, plane strikte qeveritare mbi buxhetin, kufizime mbi përfshirjen e sektorit privat, mbi tregun e huaj, mbi rrjedhshmërinë e valutave të huaja, dhe mbi investimet direkte të huaja. Por pikërisht sepse ishte anëtare e institucioneve ndërkombëtare dhe ndryshimeve strukturore që adoptoi Perëndimi në përgjithësi, Turqia e Turgut Ozalit (1983) Author: e-mail: info@shqiperiajone.org dhe e partisë së tij politike e bazuar në klientelizëm dhe patronazhin e burimeve vendore filloi kalimin e saj nga statizmi drejt globalizmit neoliberal-domethënë, nga një sektor publik statist dhe kontrolle strikte të kapitalit dhe investimeve-në një sektor më shumë privat dhe të bazuar në vlerat e tregut. Ozali filloi të krijonte një pushtet të dyfishtë: midis 'teknokratëve' (borde dhe agjenci ekonomike koordinimi etj.) dhe qeverisë. 1 Shteti modern turk që në fillimet e tij (1923) u themelua mbi klasën oligarke ose mbi klasën e 'kapitalizmit oligark'në fjalë të tjera, siç citon Roy Karadag, 2 'mbi fragmentarizmin e arenës politike, fundin e kontrollit social korporatist dhe themelimin e një elite të ngushtë politike tregëtare kartelesh, e cila kapi shtetin...të cilët janë komponentë vendimtarë që paraqesin dinamikat oligarke të cilët kanë minuar pushtetin e shtetit dhe besimin institucional'. 3 Me qëllim që të garantonte kalimin e butë drejt...siç e quan Karadag, "exportoriented industrialization" (EOI) ose drejt ekonomisë ekstroverte, siç e quaj unë, 4 kryeministri Turgut Ozal, me Partinë e Mëmëdheut, u mbështet mbi nxitjet financiare kryesisht për ndërmarrjet eksportuese (për shembull, rabatë taksash, gjithashtu dhe hua preferenciale dhe kredi nga banka e re Eximbank). Bërthama e këtij procesi ristrukturimi, sidoqoftë, ishte promovimi i eksporteve industriale përmes të ashtuquajturave ndërmarrje të tregëtisë së huaj. Këto ndërmarrje, pjesa me e madhe e të cilave u përkiste ndërmarrjeve familjare, kishin siguruar me shumë stimulantë dhe subvencione me qëllim që të mbështesnin koston e kalimit intensiv në një rend ekonomik eksportues. Si rezultat, Turqia arriti të rriste ekportet nga 2.9 bilion dollarë (1980) në 12.9 bilion dollarë amerikanë (1989) brenda një dekade. Përqindja e mallrave industriale në lidhje me totalin e eksporteve u rrit nga 36.0 për qind në 78.2 për qind përgjatë të njëjtës dekadë. 5 Midis krizës së parë dhe të dytë, Turqia zbatoi politika "anti-dumping" -domethënë, shitje nën koston e prodhimit. Në këtë politikë Kina u përfshi në 43% të rasteve Si pasojë, pasuritë publike në Turqi shkojnë për herë dhe më shumë në pak duar. Sidoqoftë, reformat e periudhës së parë u shoqëruan me borxhe të huaj dhe shumë shpejt Turqia u gjend në amulli dhe kriza financiare (1994, 1999, 2001). Rritja mesatare e ekonomisë nga viti 1981 deri në vitin 2003 ishte rreth 4%. Pas vitit 2001 Ministri i Financave, Qemal Dervishi, me një karrierë 22 vjeçare në Bankën Botërore -që u emërua nga elita mbikombëtare dhe nuk u zgjodh demokratikisht -filloi të ndërmerrte një sërë reformash, siç ishte borxhi gjigand prej 20 bilionë dollarësh që mori nga FMN-ja dhe Banka Botërore -dhe që nga ajo kohë inflacioni ra në një shifër dhe besimi i investitorëve u rrit. Sidoqoftë, Ministri i Financave kontribuoi kryesisht te forcimi i pavarësisë së bankës qëndrore dhe te procesi buxhetor sesa te ndonjë sintezë të qëndrueshme. -domethënë, Kina u përfshi në 43 artikuj ose thuajse mbi gjysmën e prodhimit të brendshëm. Por në nivel vendor qeveria turke nxiti më shumë konsumin në sektorin e ndërtimit ose banesave se sa në krijimin e kushteve për ndërmarrje të reja dhe rrjedhimisht, rritjen e prodhimit. Për shembull, midis vitit 2002 dhe 2007, përqindja e përbërë vjetore e rritjes për borxhet familjare ishte 50 përqind, ndërsa rritja reale në familje ishte rreth 8.5 për qind! 11 Kjo politikë bëri që ekonomia të rritësh në vitin 2010 në 10%. Turqia, në fjalë të tjera, pas vitit 1989 përdori politika "anti-dumping" dhe pas vitit 2005, adoptoi masa sigurie globale, ndërsa nxiste konsumin e brendshëm (borxhe për konsum etj.) sesa zhvillimin e ndërmarrjeve të reja. Ishte viti 1996 kur Turqia filloi liberalizimin e plotë të tregut meqënse ajo krijoi bashkimin doganor (customs union) me BE-në. Si rezultat, Turqia hoqi të gjitha barrirat tregëtare në sektorin e manifakturës, vis-á-vis BE-në, dhe ka ulur në një shkallë të konsiderueshme barrirat me vende të palës së tretë duke adoptuar tarifën e jashtme të përbashkët me BE-në. Por në raport me tregun amerikan tregëtarët turq janë në disavantazh: sepse ndërsa tregëtarët amerikanë nuk paguajnë tarifa doganore kur tregëtojnë në Turqi, falë marrëveshjes së "TTIP" me BE-në, domethënë, tërthorazi...homologët turq paguajnë kur tregëtojnë në Amerikë! 12 Kështu, pavarësisht faktit se Turqia u prek seriozisht nga kriza e 2008-09, në vitin 2010-11 u rrit sërish me rreth 8.5 përqind, për një arsye të thjeshtë: sepse Turqia, ndërsa rriste koston e prodhimit gradualisht, për shkak të politikave inflacioniste dhe konkurrencës më të madhe në kuadër të globalizmit neoliberal, rriste gjithashtu shkëmbimet tregëtare me Kinën por edhe kompensonte koston e prodhimit vendas me koston e prodhimit kinez. Që nga viti 1990, Turqia, përveç lirisë së mallrave zbaton edhe lirinë e kapitalit -gjithashtu dhe lirinë e huave nga rezidentët në tregun ndërkombëtar të marketingut duke pranuar Artikullin VIII të FMN-së. Por importet krahasur me eksportet ishin thuajse dyfish: 225.60 bilionë dhe 154.20 bilionë dollarë respektivisht. Të ardhurat dhe shpenzimet qeveritare janë gjithashtu në disbalancë: 209 bilionë dhe 228.3 bilionë dollarë respektivisht. Ndërsa qeveria krijonte mbiklasën, klasën e mesme dhe nënklasën dhe deficitin buxhetor, nxiste konsumin, ruante disi prodhimin e brendshëm, por importonte thuajse dyfish, me pasojë, rritjen e kostos së prodhimit. Nëse në dekadën e parë tranzitore (1980-90) drejt globalizmit neoliberal pushteti përqendrohësh kryesisht tek elita politike, ekonomike dhe ushtarake (burokracia kryesore), në dekadën e dytë, ndërsa pushteti ushtarak brenda vendit reduktohet dhe rëndësia e islamizmit merr vendin e tij, ai rritet jashtë vendit, kryesisht në ushtrinë e Aleancës (NATO). Siç konkludon Karadag: 'si në çdo konfigurim tjetër politiko-ekonomik eksperimenti Islamik neoliberal përballet me kontradiktat e tij rezultati i të cilit do të varet nga beteja e pjekur e pushtetit prezent me grupet e mbetur Qemalist brenda forcave Turke dhe gjykatat'. Në fakt, Ozali nuk kishte një strategji të plotë industriale siç kishin përgjithësisht vendet e perëndimit. Kjo është arsyeja që ai ndihmoi ndërmarrjet familjare me rabatë etj. Kështu, në vend të zhvillonte industrinë vendore për të konkurruar në tregun ndërkombëtar të marketingut, meqënse vendet perëndimore kishin arritur në nivele konkurruese, pranoi investimet e huajad.m.th., ekspansionin e industrisë perëndimore...dhe kështu, sot një pjesë e mirë e korporatave dhe bankave në Turqi janë të huaja (shih në vijim). "Turqia është transformuar", siç citon një analizë në FT, "nga e shtrenjta e investitorëve [ose kapitalistëve] të huaj në krizë-kandidate në pak vjet". 20 # III. Korporatat Turke Të Zhytura Në Borxhe Problemi kryesor që është krijuar në ekonominë turke të Erdoganit është borxhi korporativ: përgjatë dekadës së fundit korporatat turke kanë shtuar borxhin në devizë të huaj me një shpejtësi që qendron e dyta pas korporatave kineze: ato kanë shfrytëzuar kryesisht politikën monetare të FED-it në Amerikë e cila e mbajti përqindjen e dollarit të ulët për shumë vjet. Numri i korporatave me kapital ndërkombëtar është rritur nga 5,600 në vitin 2002 në 58,400 në vitin 2017-të. Sipas bankës qendrore turke ndërmarrjet turke kishin borxhe në devizë të huaj rreth 210 miliard dollarë në fund të shtatorit 2016. Por në ditët e krizës së lirës borxhi shkoi 293 miliard dollarë dhe 85 për qind e tij zotërohet nga 2.300 ndërmarrje. Përqindja e pagesave të vonuara ("rollover ratio") e sektorit korporativ është 160 për qind. Domethënë, për çdo 100 dollarë të detyruar ndërmarrjet kanë marrë prapë 100 dollarë borxh dhe kanë shtuar dhe 60 të tjerë. Dhe nëse s'marrin borxh, falimentojnë. Kur ato marrin borxh në devizë të huaj, zhlerësojnë devizën turke. Dhe sa më shumë të marrin aq më shumë ekspozohen kundrejt kreditorëve të huaj. Ndërmarrjet e ndërtimit, pasurive të paluajtshme dhe energjisë ndjenë menjëherë dhimbjen nga lira e dobët bashkë me bankat që i financojnë ato. Rrënimi i vlerës së lirës e bënë më të vështirë procesin tregëtar si për mbulimin e borxhit të huaj (servicing foreign-exchagne debts) dhe mallrat e importuara ashtu dhe për huatë e bankave kryesore: parashikohet se huatë e pazbatueshme (non-performing loans) mund të shkojnë nga 3.5 për qind aktulisht në 25 për qind në nivel me krizat pararendëse të tregjeve në zhvillim dhe pak më lartë se kriza bankare e Turqisë në fillim të shekullit. 21 Për vite me radhë rritja ekonomike është nxitur nga kredija e lirë ndërkombëtare. Korporatat morën hua të mëdha në dollarë dhe euro dhe me paqendrueshmërinë e devizës turke kostua e mbulimit të borxhit shkoi në stratosferë. Borxhi korporativ tashmë është rreth 70 për qind e prodhimit të përgjithshëm bruto nga 33 për qind që ishte në vitin 2007-të. Ky borxh mund të krahasohet me borxhin grek përpara krizës së vitit 2009-të. Më shumë se gjysma e tij është në devizë të huaj. 22 Përqindja borxh-depozitë (loan-to-deposit) e sistemit bankar është rritur në një shifër rekord prej 120 për qind ndërsa sektori financiar është mbështetur kryesisht në borxhe nga jashtë për të mbuluar veprimtarinë e tij. Borxhi i denominuar turk ishte 69.5 për qind i PPB-së vitin e kaluar (nga 39.2 për qind në vitin 2009), shumë më lartë se Polonia (53.5 për qind) dhe Argjentina (51 për qind) mes 18 vendeve në zhvillim. Borxhi i denominuar në devizë të huaj, kryesisht në dollarë, është 22.5 për qind i PPB-së, duke lënë pas vetëm Singaporin dhe Hongkongun. Por familjet turke nuk kanë borxhe në devizë të huaj për shkak se është ndaluar në vitin 2009-të. 23 Krahas ekspozimit të korporatave, detyrimet e ndërmarrjeve jo-financiare në devizë të huaj tashmë kalojnë asetet e tyre në valutë të huaj me më shumë se 200 miliard dollarë. Në 12 muajt që vijnë institucionet private jo-financiare duhet të ripaguajnë 66 miliard borxh në valutë të huaj. Për bankat turke borxhi është 76 miliard dollarë. Vështirësia tjetër është gjenerimi i devizës së huaj brenda vendit. Tre janë mënyrat për të gjeneruar divizë të huaj: (1) si eksportues; (2) si anëtar i industrisë së turizmit; (3) dhe si pjesëmarrës në ekonominë vendore. Të gjithë këta sektorë duhet të mbledhin lirë të mjaftueshme për të blerë devizën e huaj për të cilën ata kanë nevojë. Të tre këta sektorë janë në stres: eksportet janë rrënuar; të ardhurat nga turizmi janë rrënuar; dhe rritja ekonomike e ndërmarrjeve të zhytura në borxhe ka rënë. 24 Erdogani përgjatë krizës së lirës dhe rënies ekonomike -i shpalli luftë governatorit të bankës qendrore: sepse, sipas tij, ajo duhet të ulë normën e interesit me qëllim që të nxisë investimet dhe rritjen ekonomike! Pushteti ekonomik rrjedhimisht ka lëvizuar nga ndërmarrjet dhe bankat me origjinë turke tek ato me origjinë të huaj kur borxhi i marrë së bashku i 30 tregjeve të mëdhenj është rritur nga 163 për qind të PPB-së në fund të vitit 2011 në 211 për qind në çerekun e parë të këtij viti (Institute of International Finance). Tregjet në zhvillim u goditën dyfish nga rritja në vlerë e dollarit, për të cilin luajtën rol vendimtar sanksionet amerikane dhe politika monetare e Fed-it (rritja e përqindjes). # 25 Lira turke pësoi një goditje tjetër kur Erdogani argumentoi se do të ushtrojë kontroll më të lartë në ekonomi (duke përfshirë dhe bankën qendrore) pas rizgjedhjes së tij. Sipas tij, kur kriza godet, qytetarët bëjnë përgjegjës të zgjedhurit dhe jo bankën. Paralel me këtë deklaratë dhe pritshmërinë e rizgjedhjes së Erdoganit dhe mundësisë së vendosjes së kontrollit të kapitalit me qëllim që Erdogani të zhvillojë ekonominë me interesa të ulëta, siç pretendoi, kapitalistët e huaj ngurrojnë të investojnë, sepse ky objektiv nënkupton së pari falimentimin e Turqisë! Lira turke u zhvlerësua më shumë se 15 për qind në raport me dollarin gjatë muajve të parë -deri në fillim të qershorit-të vitit 2018-të. Por deri në gusht të po të njëjtit vit zhlerësimi shkoi në 37 për qind. Për të stabilizuar gjendjen banka qendrore rriti përqindjen e interesit ("repo rate"). Ky veprim në vetë-vete vështirëson huamarrjen dhe tkurr veprimtarinë ekonomike. IV. Cilën "Politikë Ekonomike" Do Të Zbatojë Erdogani? Gjasat janë se Erdogani do të përdorë kontrollin e kapitalit: sepse vetëm përmes kësaj mase ai mund të përdorë bankën qendore për të ulur përqindjen e huadhënies dhe rritur veprimtarinë ekonomike...lëvizje që nënkupton se ekonomia turke do të tkurret edhe më shumë gjatë viteve të parë të kësaj politike. Kjo masë do të rrisë dhe sigurinë e Erdoganit në pushtet dhe do ta orientojë edhe më shumë drejt Azizë dhe Rusisë dhe do ta zhvendosë nga orientimi euro-atlantik. Manifestua parazgjedhore e partisë së Erdoganit përfshiu ndërtimin e megaprojekteve (spitale, porte, rrugë dhe tunele). Duhet thënë se sektori i ndërtimit ka qenë shtysa kryesore e rritjes ekonomike për Erdoganin (2003-2017). Dëshira e tij për të përdorur megaprojektet për rritje ekonomike do të ketë një efekt frenues në politikën e tij: # Ambicjet e tij mund të mbahen në kontroll nga pushteti i tregjeve që nuk janë të qetë me administrimin e tij ekonomik. Erdogani përballet me një mëdyshje të madhe: ai duhet të shpenzojë. Por nëse ai shpenzon investitorët ndërkombëtarë do të bojkotojnë tregjet turke...ose ai do të përpiqet të shkojë në metoda tërësisht të reja që do të trembë vërtet tregjet ose ai do të duhet të pranojë disa nga këto projekte. Skemat e mëdha infrastrukturore kanë qenë një tipar përcaktues i administrimit 16 vjeçar të Erdoganit. Ndërtimi ka udhëhequr për një kohë të gjatë rritjen konsistente të vendit, e cila shkoi 7.4 për qind vitin e kaluar. Ai e ndihmon atë për të fituar zgjedhjet sepse qytetarët kanë qasje në shërbime më të mira dhe transport...shumë ndërtohen përmes krahazimit publik-privat përdorimi i të cilit është rritur dekadën e fundit...kostua e zdërhalljes ndërtimore para-2023 është 325 miliard dollarë. FMN-ja nxiti Turqinë të sigurojë një "përzgjedhje të rreptë" të këtyre projekteve shumë prej të cilëve janë financuar nga qeveria dhe përfshijnë garanci shtetërore të të ardhurave minimale -zakonisht në dollarë dhe euro se sa në lirën e fishkur...zhvlerësimi i lirës dëmton korporatat e rënduara me borxh në devizë të huaj. Vendi ka nevojë të gjejë më shumë se 200 miliard dollarë në vit nga financa e jashtme për të mbuluar deficitin aktual dhe borxhet e maturuar. Shumica e tyre vjen në formën e "parasë së nxehtë" që mund të ndryshojnë shpejtë drejtim nëse ndjesitë zhvendosen ose kushtet globale ndryshojnë... Erdogani sado i fuqishëm nuk ka zgjidhje veç të pranojë realitetin ekonomik'. 26 Ndërsa zhytja e devizës turke ka ushtruar trysni mbi sektorin korporativ me borxh në devizë të huaj (bankat dhe ndërmarrjet vendore kanë rreth 70 bilion dollarë borxh për të paguar deri në maj 2019) dhe ka nxitur një cikël inflacionar aq sa banka qendrore turke rriti parashikimin e inflacionit nga 8.4 në 13.4 për qind, investimet e huaja të drejtëpërdrejta (FDI) kanë filluar të bien: në vitin 2007 ishin më shumë se 22 miliard dollarë ndërsa shkuan 13 miliard kur Erdogani u rizgjodhë dhe veçanërisht pas sulmeve terroriste në vitin 2015-të dhe puçi në vitin 2016-të. Shumica e investimeve burojnë nga Evropa, Amerika veriore dhe vendet e golfit. Britania, Hollanda, Amerika, Spanja, Gjermania dhe Austria përbëjnë mbi 52% të investimeve. 27 Figure 1 Në të vërtetë, investitorët e huaj (në këta përfshihen edhe ata që nuk shkelin kurrë në një vend) vazhduan të blinin aksione turke vitin e kaluar por ata tërhoqën 771 milion dollarë nga ndërmarrjet e listuara në bursë në treçerekun e parë të këtij viti. Si duket, kuptuan se gjendja do të përkeqësohet. Me luftën e sanksioneve mes Amerikës dhe Turqisë, kjo gjendje mund të përshkallëzojë dhe inflacioni të dalë jashtë kontrollit sidomos kur administrata e Trampit kërkon t'i përdorë sanksionet për të ndikuar fortë mbi vendet që ajo shënjestron me qëllim që t'i shmanget ngatërresave ushtarake. Ministria e financave amerikane vitin e kaluar shtoi 944 njerëz dhe entitete në listën e saj të sanksioneve dhe ka shtuar 1000 emra këtë vit. Krahas objektivit të shmangies së përfshirjes ushtarake administrata synon të shtyjë vendet të përdorin dollarin amerikan dhe jo devizat e tjera "rivale". Amerika i ka përdorur sanksionet në rritje që në vitin 1990 dhe veçanërisht pas 11 shtatorit të vitit 2001 me Xhorxh Bushin. Por Trampi i ka çuar në një nivel të ri. 28 28 Trump takes deployment of sanctions to new level, FT, 11 Aug, 2018. Për të ndihmuar devizën turke Erdogani thirri bashkatdhetarët për të kontribuar me ar, euro dhe dollarë -domethënë, t'i konvertojnë ato në lirën turke me qëllim që të rrisin vlerën e saj -duke cituar se "Turqia ishte ballëpërballë me një luftë ekonomike...mos u friksoni, ne do të fitojmë" ndërsa paraqiti një plan për 100 ditët e ardhshme të presidencës së tij duke emetuar një bond në renminbi (kur rendimenti (jildi) e bondeve turke është në rritje) për të marrë borxh nga Kina. Sipas planit, qeveria synon të përparojë me 400 projektet e rinj vlera e të cilëve shkon në 9 miliard dollarë ndërsa investitorët e huaj kërkojnë nga banka qendrore të rrisë interesat me qëllim që të ndalojë rrënimin e mëtejshëm të lirës kur vetë Erdogani kërkon të ulë përqindjen me qëllim nxitjen e rritjes ekonomike! Për të nxitur tregëtarët të shesin dhe përdorin devizën turke Erdogani, sepse pezulluan transaksionet -sepse deviza po zhytësh, u thërriti: "Çfarë do të thotë se ju nuk shisni prodhimet tuaja? Ju do t'i shisni ato, miqtë e mi. I mbani në magazina? Çfarë do të thotë kjo? Ti do të shesësh. Nëse ti nuk shet, ti do të paguash çmimin. Sepse unë e shoh këtë si tradhëti kundrejt kombit...Ti duhet të jeshë patriot. Nëse s'je patriot, ti do të paguashë çmimin"...duke i nxitur ndërmarrjet të mos blejnë në dollarë dhe euro: "Po u thërras biznesmenëve tanë: mos sulmoni bankat duke blerë devizë të huaj nga ata". Në rastin e shitjeve Erdogani detyron ndërmarrjet të shesin pavarësisht se fitojnë apo jo. Në rastin e dytë kërkon të forcojë devizën edhe me ndërmarrjet. Nga ana tjetër, investitorët dhe analistët mbrojnë skenarin që banka qendrore të rrisë interesat, të vendosë inflacionin nën kontroll dhe të kthejë besimin. Këtë skenar mbështet dhe FT: Fakti që rritja ekonomike është e fuqishme dhe borxhi publik dhe familjar është i ulët -borxhi i qeverisë është 28.4 për qind të PPB-së ndërsa borxhi familjar është 17.4 për qind -[skenari i mësipërm] do të sillte një zgjidhje të shpejtë në krizën ekonomike turke. Ekonomia do të ngadalësonte [ritmin e saj] por në ditën në të cilën disa investitorë qarkulluan nocionin se Turqia mund të zgjedhë në fund të imponojë kontroll kapitali ose t'i kthehet FMN-së, alternativat duken më të rrëmujshme. Një kërcim në çmimet e importit, falë rënies së lirës, të përkrahur nga kostot në rritje të huamarrjes ndërsa investitorët e huaj tërhiqen, do të thithte gjallërinë jashtë ekonomisë turke dhe do të rrezikonte dobësi të mëtejshme të lirës". 29 Në një shkrim tjetër FT shqyrton pesë variante për Turqinë -( 1) rritjen e përqindjes së interesave, një variant që duket i pamundur sepse Erdogani beson se interesat e larta shkaktojnë inflacion dhe nuk e kurojnë atë; (2) të kërkojë ndihmë nga FMN-ja, një variant tjetër që duket i pamundur sepse Erdogani e konsideron bashkëpunimin me të cënim të sovranitetit ekonomik dhe se FMN-ja do të kërkojë politika shtrënguese në shkëmbim; (3) të realizojë marrëveshje me Amerikanët për pastorin, një variant që duket gjithashtu i pamundur sepse Erdogani po e përdor amerikanin për ta shkëmbyer me Gylenin; (4) të vendosë kontroll kapitali por ky variant duket i pamundur gjithashtu sepse ai operon më mirë kur shteti ka kontroll të lartë në sektorin financiar dhe objektivi është të ndalojë rezidentët të dërgojnë pará jashtë vendit, si Kina, kur shumica e daljeve turke janë huamarrje e huaj ose investime...në këto kushte kontrolli i kapitalit do të parandalonte vetëm huamarrjet e reja; dhe (5) pritjen sa të mbarojë gjendja e tensionuar. 30 Nga këta pesë variante, në fakt, Erdogani do të zgjedhë kontrollin e kapitalit, jo vetëm sepse nuk mund të realizojë ndonjë marrëveshje me amerikanët por ai nuk ka rrugë tjetër veç të shkojë drejt lindjes nëse kërkon të shpëtojë nga ndonjë puç tjetër me gjithçka që nënkupton ky orientim (masa represive brenda vendit etj.). Qasja e "distancave të barabarta" ("arm's length") mes Lindjes dhe Perëndimit nuk mund të përdoret përsa kohë që ekzistenca e Erdoganit kërcënohet nga Perëndimi. Orientimin i tij Erdogani e qartësoi edhe në një artikull të publikuar në "Nju Jork Tajms" menjëherë pas dështimit të bisedimeve për çështjen e sanksioneve amerikane ku ndërsa kritikon qendrimet e establishmentit amerikan për njëanshmëri në veprime dhe nevojën për përmbysjen e saj, paralajmëroi se Turqia ka alternativa: do të kërkojë miq të rinj. 31 29 Turkey: how investors turned on Erdogan, FT, 8 August, 2018. 30 Turkey's options to stop the lira's fall, FT, 10 August, 2018. 31 Erdogan: How Turkey sees the crisis with the US, New York Times, Aug. 10, 2018. Qartësisht, ai nënkupton aleancën e re me Rusinë dhe Kinën, Iranin dhe Katarin. Por ky orientim do të jetë tejet i vështirë për Erdoganin: jo vetëm sepse do të minohet në proces nga perëndimorët por edhe sepse ekonomia turke është integruar shumë në globalizmin neoliberalkuadrin e të cilit e administron elita mbikombëtare (G7) dhe veçanërisht Uashingtoni. Nëse kriza në Turqi thellohet, disa banka europiane ("BBVA" e Spanjës, "UniCredit" e Italisë dhe "BNP Paribas" i Francës) do të dëmtohen -sepse sipas statistikave të BIS, huadhënësit lokalë -duke përfshirë filiale të huaja -kanë pretendime në dollarë në vlerën 148 miliard nga 36 miliard në vitin 2006 dhe pretendimet në euro janë 110 miliard. Ato, në fakt, pësuan humbje të mëdha menjëherë pasi Trampi deklaroi sanksionet e reja. Bankat spanjolle kanë borxhe kundrejt huadhënësve turq 83.3 miliard dollarë; bankat franceze 38.4 miliard dhe 17 miliard në deviza të huaja dhe të vendore bankat italiane. BQE-ja shqetësohet sepse huamarrësit turq mund të mos mbrohen nga dobësia e lirës dhe të fillojnë të falimentojnë në huatë e devizave të huaja, të cilat përbëjnë 40 për qind të aseteve të sektorit bankar turk. Zhytja e lirës kundrejt dollarit i ka lënë bankat lokale të ekspozuara për shkak të shkallës së huave në divizë të huaj. 32 Qartësisht, kriza turke shtrihet në gjithë sektorët dhe veçanërisht në sektorin financiar për të cilin nuk besoj se është në dijeni klasa politike apo qeveria atje: sepse nuk kam lexuar ndonjë studim serioz i cili të tregojë realitetin e plotë ekonomik të vendit. Pa përmendur ministrin i ri të financave -dhëndrin e Erdoganit -i cili nuk e ka dijen e nevojshme për t'u përballur me sfidat e ekonomisë. Dhe kur s'ka dije gjendja me siguri do të përkeqësohet. Në gjendjen e krijuar, korporatistët turq thirrën për herë të parë Erdoganin duke i kërkuar shtrëngimin e politikës monetare për të stabilizuar përqindjen e shkëmbimit, të imponojë masa kursimtare dhe urgjentisht të zgjidhë mosmarrveshjet me Amerikën në kohën kur banka qendrore nuk jepte hua në reperin e vendosur prej 17.5 për qind por në 19.25 për qind. Si kundëpërgjigje, Erdogani hapi një front të ri konfrontimi: Turqia do të bojkotojë prodhimet amerikane -prodhuesit e teknologjisë amerikane -ndërkohë që Ankaraja priste sanksionet e radhës nga Amerika veçanërisht kundrejt bankës shtetërore, Halkbank, për shkak të shmangies së sanksioneve ndaj Iranit. Dhe ndërsa banka qendrore verpoi të ndalonte rënien e lirë të lirës duke furnizuar sistemin bankar me likuiditet të freskët dhe duke shkaktuar një ringritje të devizës, Erdogani përshkallëzoi konfrontimin me amerikanët me rritjen e tarifave mbi automjetet, alkoolin dhe cigaret, kozmetikën, orizin dhe qymyrin amerikan. Por ndërsa Erdogani priti Emirin e Katarit, vendi i të cilit administron një fond astesh prej rreth 300 miliard dollarë, prej të cilit mori zotimin se do ta mbështeste me hua në vlerën 15 miliard dollarë për bankat turke, Trampi paraljamëroi sanksione të 32 Turkish lira plunges as crisis mounts, FT, 10 Aug, 2018. mëtejshme kundër Turqisë dhe Kinës duke goditur tregjet e divizave në Hong Kong, Kinë dhe Indi. Artësisht, Erdogani po kërkon të mbrojë sistemin bankar me borxhe të rinj kur dihet (nga ata që dihet) se sa më shumë t'i përdorë sanksionet Amerika aq më shumë forcohet dollari -sepse investitorët shtyhen gjithnjë dhe më shumë të përdorin dollarin -dhe aq më shumë dobësohen devizat e kombeve. Përgjatë të njëjtës fazë, Erdogani filloi të lironte disa të burgosur (dy ushtarakë grekë dhe një europian) por jo amerikanët: sepse duhet thënë se Turqia ka arrestuar disa amerikanë por në qendër të vemendjes është pastori. Si duket, kërkon të normalizojë marrëdhëniet me fqinjët dhe t'i përkeqësojë me amerikanët. Sidoqoftë, qeveria e Erdoganit për të stabilizuar lirën njoftoi se do të përdorë masa fiskale -domethënë, do të fillojë politikat e kursimit nga ministritë duke kërkuar nga ato të shkurtojnë shpenzimet me 10-30 për qind duke zhgënjyer disa investitorë, të cilët kërkonin të përdorte "politika monetare" (rritjen e përqindjes së lirës). Qartësisht, lëvizjet politike të Erdoganit janë spontanetë karakterit hakmarrës -dhe nuk reflektojnë dije sistemike. Për të njëjtat arsye, ekonomia truke nuk do të përballet thjesht me amulli -në afatshkurtër -por me depresion afatgjatë. Rënia ekonomike (për mos të thënë "rrënimi") atje do të ketë efekte edhe në Shqipëri: sepse dihet se kapitali turk mbizotëron sistemin bankar me rreth 28% -nëse banka mëmë s'ka likuiditet filialet do të vendosen në veprim -; importet do të shtohen meqënse zhvlerësimi i lirës i bën eskportet truke më të lira (në importe ajo është vendi i tretë pas Italisë dhe Greqisë, me 8.1%); dhe në investime (këto të fundit ishin në fund të tremujorit të parë të këtij viti 534 milionë euro duke qendruar pas Greqisë me 1.3 mld euro, Zvicrës me 1 mld euro, Hollandës me 948 mln euro, Kanadasë me 896 mln euro dhe Italisë me 656 milionë euro. Në nivel social, Turqia është e ndarë në dy klasa kryesore: në njërën anë qëndrojnë të "zinjtë" dhe në tjetrën të "bardhët": Në Amerikë, ndarja kulturore që përcakton politikën është midis shteteve të kuq dhe blu. Në Turqi, ndarja është midis turqve të "zinjë" dhe të "bardhë". Kjo nuk lidhet me ngjyrën e lëkurës por me sjelljen sociale dhe klasës. Turqit e "bardhë" zakonisht janë shekullaristë, relativisht të pasur dhe më shumë urbanistë. Turqit e "zinjë" janë Muslimanë të përshpirtshëm dhe janë më të varfër dhe më provincial. Mendo për përçmimin dhe mosbesimin e ndërsjellë midis të kuqve dhe bluve në Amerikëtrefishoje atë -dhe ti do të kesh një ide të thellë për ndarjen që ndan dy kampet në luftën kulturore të Turqisë. 33 Në fjalë të tjera, atje është një klasë që lidhet kulturalisht me Perandorinë Otomane dhe vlerat që ajo 33 The Diary: Gideon Rachman, FT, June 28, 2013. zhvilloi, dhe një klasë, statiste -shekullariste, që lidhet me vlerat e shekullit të fundit. Sidoqoftë, këto janë klasa të karakterit social: sepse klasat duhet të shikohen në lidhje me gjithë pushtet: politik, ekonomik, social dhe ekologjik. 34 ![The Political Economy of Regulation in Turkey, Tamer Çetin, Fuat OAuuz, Fuat O?uz, f, 7.](image-2.png "109") (Theksi nëvitit 2001 dhe 2008, BE-ja përcaktoi deficitin eorigjinal).përgjithshëm qeveritar (d.m.th. 3 për qind të PPB-së)dhe borxhi bruto i sektorit publik (d.m.th. 60 për qindkundrejt PPB-së), u ul nga 10.2 për qind në 2.2 për qinddhe nga 73.7 për qind në 39.5 për qind, respektivisht.Në nivelin bankar dhe duke patur parasysh remitancat që kanë qenë në rritje që nga viti 1960, 6 përgjatë të njëjtës dekadë, partitë politike, siç tregon një studim, 7 politizuan rregullimin e bankave me ndërhyrje politike të rënda duke kërkuar rentë në linçensime,Borxhet në sektorin publik u reduktuan nga 10 për qind në 0.1 për qind. Përgjatë periudhës 1985-2003, privatizimi i pasurive publike përllogaritet në vetëm 8.2 bilionë dollarë, ndërsa ai arriti në 36.4 bilionë dollarë përgjatë periudhës 2004-2009. 9rregullime dhe mbikqyrje-të cilat gjeneruan një gjëndjetë dobët në sektorin bankar-me rezultat, gjashtë bankaqë ishin liçensuar në vitin 1991, në vitin 1999, kapitulluanduke u shpëtuar nga një fond tjetër...me kursimetpublike! Kjo ishte periudha kur politika turke mbikqyrëshnga një marrëveshje që kishte bërë me Uashingtoninzyrtar ("Washington Consesus"). Pas kësaj krize, FMN-ja u përfshi në ristrukturimin e bankave dhe influenca esaj ishte shumë më e madhe pas vitit 2001. Qasja eFMN-së ishte përqendrimi te rregullimet "prudenciale" tësektorit bankar-rregullime që kanë lidhje kryesisht mesasinë e rezervave që mbajnë bankat dhe me mënyrëne shpëtimit në rast kapitullimi. Kjo qasje u quajt"Program Dezinflacionar" ("Disinflation Programme")dhe lidhet kryesisht me katër pika: (1) rehabilitimin ebankave të kapitulluara [elitat e quajnë këtë situatë eufemisht "insolvente"!] përmes paráve publike dhe transferimin e tyre te lojtarët privatë; (2) shpalljen e një ligji të ri bankar për të lehtësuar adaptim e ligjit Basel II, Principet Themeltare Bankare dhe normat bankare të BE-së; (3) themelimin e një agjencie rregullatore të re formalisht të pavarur; dhe (4) dhënia e pavarësisë ligjore të Bankës Qëndrore. 8 Këto masa, në thelb, synonin depolitizimin e gjendjes meqënse, sipas FMN-së, ishte "politizimi partiak" që shkaktonte kriza financiare në treg! Por kriza nuk vonoi dhe inflacioni shpërtheu në shifra rekord dhe nga gjashtë banka të kapitulluara në vitin 1999, u bënë 22 në vitin 2003! Si rezultat, të gjitha bankat u rikapitalizuan dhe u shtetëzuan. Kostua eKështu, nga një rritje ekonomike prej 6.8% midis vitit 2002 dhe 2007 ajo u tkurr 0.6% në 2008, dhe u rrit 6% në 2009 -d.m.th., ajo shkoi thuajse 0%. Por në vitin 2010 ekonomia u rrit sërish 9.2% dhe në 2011 në 8.5%! Kriza 2008-2009 ishte aq e keqe sa kriza e vitit 1994 ku(r) rënia ekonomike ishte 6.3% dhe në 2001 ishte 7.1%. Por me një ndryshim: kriza e parë ishte edhe e natyrës financiare meqëse Lira turke u zhvlerësua masivisht (respektivisht 23.9%) edhe e natyrës strukturore -d.m.th. kalimi nga statizmi në strukturat dhe politikat e globalizmin neoliberal, ndërsa kriza e dytë ishte kryesisht e natyrës eksport-import -d.m.th., e një ekonomie ekstroverte që varësh nga barrierat doganore.përgjithshme nga parátë publike ishte 47.2 bilion dollarëamerikanë. Ata që fituan më shumë nga ky "ristrukturim"ishin bankat e huaja sepse katër banka ndërkombëtare(1) kishin akses në 2.9 bilionë dollarë që ofronte BankaQëndore; (2) kishin garanci të plotë nga Thesari që ishtekushtëzim paraprak i FMN-së; dhe (3) ato morrënpjesën e luanit duke blerë bankat vendore tërthoraziapo/ose drejtpërdrejt-që ishin shpëtuar me pará publike!Kështu përqendrimi i pushtetit financiar u bë mëimadh dhe shkoi kryesisht te të huajt. Si rezultat, midis5 Karadag, po aty.6 Determinants of Workers Remittances: The Case of Turkey, BilkentUniversity, Ankara, Turkey.7 The Regulatory State and Turkish Banking Reforms in the Age ofPost-Washington Consensus, Caner Bakir and Ziya Önis, InternationalInstitute of Social Studies 2010.8 Po aty, f, 84. 14 Punësimi nëagrikulturë ka rënë (meshkujt nga 33% në vitin 1990 në18% në 2010 dhe femrat, nga 72% në 39%), ndërkohëindustria është rritur (meshkujt nga 26% në 30% dhefemrat nga 11% në 16%) dhe shërbimet financiare janërritur (meshkujt nga 41% në 52% dhe femrat nga 17% në45%).15 Turkey's resistance to trade liberalisation with the EU through temporary trade barriers, Vox, Baybars Karacaovali, 4 September 2011. The Regulatory State and Turkish Banking Reforms in the Age of Post-Washington Consensus, Caner Bakir and Ziya Önis, International Institute of Social Studies 2010, f, 99. 12 BE-Turqi -dy partnerë të pabarabartë tregëtarë, DW, 25. 07. 2016. Turkey: the crisis candidate, FT, January 9, 2017.21 Turkish business feels the pain of currency crisis, FT, 14 August, 2018. Turkey's corporate debt burden sparks jitters on economy, FT, Apr 24 2018.23 Turkey's banks present hurdle for Erdogan recovery, FT, 10 May 2018.24 Turkish companies loaded with foreign debt fear rate rises, FT, November 29, 2017.25 Erdogan backs off in battle with Turkish central bank,FT, March 12, 2015. The Real Causes of the Turkish Crisis: From the Social-Democratic Consesus to Neoliberal Globalization -Will Turky Fall to its Knees? Shih, Klasat, Kushtetuta e globalizmit neoliberal dhe pavarësia e popujve.